Lajme

Milanoviç: Serbia të ndalojë së mashtruari, nëse duan të anëtarësohen në BE – t’i vendosin sanksione Rusisë


Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç

“Nëse Serbia dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, duhet të vendos sanksione ndaj Rusisë”, tha presidenti kroat Zoran Milanoviç të hënën, raporton mediumi kroat Jutarni.hr.

“Nëse Serbia dëshiron të futet në Bashkimin Evropian, ajo duhet t’i japë fund marrëdhënieve me Rusinë. Duhet të vendos sanksione”, shtoi ai.

Presidenti Milanoviç theksoi se ai konsiderohet “rusofil”, por sipas tij, kryeministri kroat Andrej Plenkoviç “është më normali dhe bën plane të mëdha, por mjaft të paqarta me njerëz që janë platforma e Rusisë në Evropë”.

Milanoviç ka komentuar takimin e kryeministrit Plenkoviç me kryeministren serbe Ana Brnabiç të dielën në Zagreb.

“Brnabiç është zëdhënësja e zotit Vuçiç . Sigurisht që nuk e nënvlerësoj këtë, por duhet ta dini se kush çfarë roli luan”, shtoi Milanoviç dhe i bëri thirrje Serbisë që të ndaloj “të flasë për spastrim etnik në Kroaci”.

Ndërkaq kryeminstri kroat Plenkoviç së shpejti do ta vizitojë Suboticën në Serbi, por Milanoviç thotë se “nuk pret asgjë nga kjo vizitë”.

“Që diçka të ndryshojë rrënjësisht në Beograd, duhet të ndryshohen themelet e politikës atje. Nuk mund të largohesh nga historia se Kroacia moderne ka lindur nga spastrimi etnik”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore