Sport

Mësohen ndeshjet e fazës së parafundit kualifikuese në Champions League


Të mërkurën, u mbyll faza e tretë para fundit e ndeshjeve kualifikuese në Champions League.

13 skuadra siguruan kualifikimin në fazën finale, e shtatë skuadra tjera do t’i gjejnë në fazën tjetër.

Këto 20 skuadra do të luftojnë për 10 vendet e fundit në fazën finale, që pastaj të mësohen pesë emrat e fundit që do të marrin pjesë në fazën e grupeve.

Nga raundi i tretë para fundit, kualifikimin e sigurun këto skuadra:

Legia, Malmo, Dinamo Zagreb, Ferencvaros, Olympiacos, Sheriff Tiraspol, Cluj, Midtjylland, PSV, Ludogorets, Young Boys, Red Star dhe Sparta Prague.

Nga raundi tjetër, garën e fillojnë edhe shtatë skuadra, që janë: Rangers, Slavia Prague, Spartak Moscow, Benfica, Genk, Shakhtar Donetsk, Monaco.

Faza tjetër fillon në datat 3 dhe 4 gusht, e çiftët gjysmëfinaliste janë si vijon:

Dinamo Zagreb – Legia

Cluj – Young Boys

Olympiacos – Ludogorets

Crvena Zveza – Sheriff Tiraspol

Malmo – Rangers

Ferencvaros – Slavia Prague

PSV – Midtjylland

Spartak Moscow – Benfica

Genk – Shakhtar Donetsk

Sparta Prague – Monaco

20 skuadra luftojnë për 5 vende. Raundi gjysmëfinal mbyllet më 10 gusht.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore