Përballje

Mes tensioneve, Partizani triumfon në derbin e kryeqytetit


Derbi i kryeqytetit i takoi Partizanit, të cilët mposhtën në cilësinë e udhëtuesit Tiranën me rezultat minimal 0:1.

Goli i Xhuliano Skukës në minutën e katërt i dhuroi “Demave” triumfin 1:0 ndaj kampionëve në fuqi në një sfidë që prodhoi rivalitet në “Air Albania”, aty ku nuk mungoi protagonizmi i ultrasve me koreografitë e tyre.

Sulmuesi kryesor i Partizanit nisi shpejt festën e Partizanit me një diagonale të bukur, ndërkohë që shtylla i mohoi festën Tedi Carës dhe golin e qetësisë të kuqve në pjesën e dytë. Bardheblutë ushtruan presion, por goli i barazimit nuk erdhi.

Sfida u ndërpre për 12 minuta në fillimin e pjesës së dytë, me tifozët e Tiranës që lëshuan fishekzjarrë dhe flakadanë në një nga tribunat qendrore.

Fitorja e sotme vijon të mbajë Partizanin në krye të Superiores, tashmë me katër pikë më shumë se rivalët e përjetshëm.

Në fund pati tension dhe përplasje mes lojtarëve në fushë, ndërkohë që tifozët shfrynë dufin duke thyer dhe hedhur në fushë shumë stola.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore