Euro 2020

‘Mendoj se Spanja nuk është aq e mirë sa Italia’


Italia – Spanja pritet të jetë një gjysëmfinale e jashtëzakonshme e EURO 2020.

Jose Mourinho, një trajner që ka menaxhuar skuadra në të dy shtetet, i njeh shumë mirë kombëtaret.

Trajneri i ri i Romës, së fundmi foli me Spinazzola-n rreth lëndimit të tij, duke e pyetur për atmosferën në kombëtaren azure.

Mourinho foli para ndeshjes, duke shpjeguar pse ai mendon që Italia janë favorit në këtë takim.

“Ata e humbën Spinazzola-n, që është tmerruese për ta, lëre më për mua”, filloi ai.

“Unë e kam humbur atë për gjashtë muaj, ai po luante jashtëzakonisht mirë. Edhe Emerson është një futbollist i miër”, vazhdoi Mourinho.

“Mbrojtja e tyre është shumë e talentuar”.

“Nuk mund të them që jan 100% në finale, sepse kam shumë respekt për kombëtaren spanjolle”.

“Por”, vazhdoi portugezi, “mendoj se Spanja nuk është aq e mirë sa Italia, edhe pse talenti i skuadrës së tyre është shumë i madh”.

Mourinho tha që fakti që kjo ndeshje është ripërsëritje e finales së vitit 2012, mund të jetë motiv shtesë për italianët.

Ndeshja zhvillohet më gjashtë korrik, në “Wembley”, me fillim në orën 21:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore