Muzikë

Megan Thee Stallion dhe Dua Lipa publikojnë video projektin muzikor “Sweetest Pie”


Megan Thee Stallion dhe Dua Lipa në skenat e video klipit të këngës "Sweetest Pie".

Rep artistja amerikane, Megan Thee Stallion dhe këngëtarja shqiptare me famë internacionale, Dua Lipa, kanë publikuar bashkëpunimin e tyre muzikor me titull – “Sweetest Pie”.

Projekti i paralajmëruar së fundmi, erdhi edhe në versionin e videos, ndërsa dyshja u shfaqën në një video klip unik me skenografi që ngjasojnë me historitë e filmave.

Megan Thee Stallion dhe Dua Lipa në skenat e video klipit të këngës “Sweetest Pie”.

Pos tjerash, në video klipin e drejtuar nga regjisori, Dave Meyers, dyshja Megan dhe Dua janë shfaqur tejet provokative. Madje, rep artistja amerikane ka prezantuar edhe një herë “dhuntinë” e saj e të bërit “twerk”.

Megan Thee Stallion dhe Dua Lipa në skenat e video klipit të këngës “Sweetest Pie”.

Mes pjesësh më interesante të video klipit është edhe ajo kur Dua heq një pjesë të faqes së saj sipër gojës në formë ëmbëlsire, duke iu përshtatur kështu tematikës së këngës.

Video klipi pritet të shënojë sukses të madh, bazuar edhe në marketingun që Megan Thee Stallion i ka bërë vazhdimisht, duke e promovuar atë nëpër media sociale për ditë të tëra.

Por, bashkëpunimi i dyshes nuk pritet të ndalojë me kaq, pasi që Megan do t’i  bashkohet Lipës më 15 mars në “Ball Arena” në Denver, më 17 mars në “BOK Center” në Tulsa dhe më 20 mars në “Footprint Center” në Phoenix – në kuadër të turneut “Future Nostalgia” të këngëtares shqiptare.

Përpos rep artistes amerikane, pjesë e turneut të Lipës do të jenë edhe Caroline Polacheck e Lolo Zouai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore