Film

“ABBA: Against The Odds”, do të fokusohet edhe tek komentet ofenduese kundrejt Agnetha Faltskog-ut


Në kulmin e karrierës së grupit ABBA, komentet nënçmuese për pamjen e Agnetha Faltskog nuk i humbën asaj.

Në “ABBA: Agains the Odds”, një dokumentar për grupin suedez që u shfaq premierë të shtunën, më 11 maj, shikuesit marrin një vështrim në komentet me të cilat Faltskog u përball teksa u hap për luftën e saj me famën.

Në vitin 1977, ABBA po shihte sukses masiv gjatë turneut të tyre në Australi, shkruan People, transmeton AlbanianPost.

Ndërsa grupi e donte bazën e fansave të tyre, ata pranojnë në dokumentar se ndonjëherë dukej të ishte paksa e tepërt.

“Pas një kohe nuk është më qesharake”, tha Faltskog, tani 74 vjeçe.

Më pas, Faltskog u objektivizua edhe në media – dhe ajo nuk kishte asnjë fjalë për këtë.

“Kam lexuar diku se je pronare krenare e një çmimi që të shpall si zonja me fundin më seksi”, pyeti një gazetar në një klip nga një intervistë e vjetër televizive. “A është e vërtetë?”.

“Është krejtësisht e habitshme. Ata nuk do ta pyesin për muzikën”, tha Germaine Greer, autorja e “The Female Enuch” në dokumentar.

Ingmarie Halling, e cila bëri kostumin dhe grimin e ABBA, shtoi: “Mendoj se nuk ishte e denjë që çdo person të flitej për një pjesë të trupit”.

Diku tjetër në dokumentar, Faltskog ishte e pambrojtur për luftën e saj me famën pasi u bë nënë.

Faltskog ndan vajzën Linda Elin, tani 51 vjeçe, dhe djalin Peter Christian, tani 47 vjeç, me një anëtar tjetër të ABBA-s, Bjorn Ulvaeus.

“Kjo ndodh – ju filloni karrierën tuaj në të njëjtën kohë që dëshironi të bëheni nënë”, tha Faltskog për përballjen me probleme “të mëdha” kur nuk donte të ishte pas kuintave, gjatë turneut.

“Kur u kthyem[nga turneu vajza jonë nuk na njohu. Ishte një përvojë e vështirë”, pati thënë Ulaveus.

Faltskog dhe Ulvaeus u divorcuan pas shtatë vitesh së bashku, por arritën të qëndronin me grupin dhe t’i mbanin gjërat profesionale derisa ABBA u ndanë zyrtarisht në vitin 1982.

Në atë kohë, Faltskog pranoi se ishte shumë e vështirë të vazhdonte me grupin.

Më pas, në vitin 2022, grupi bëri një paraqitje të rrallë në tapetin e kuq së bashku për premierën e serisë së tyre të koncerteve virtuale, e cila ishte në mbështetje të albumit në studio të grupit Voyage, publikimi i tyre i parë në 40 vjet.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore