Sport

McLaren fituesja e madhe në Monza, lufta Max – Lewis vazhdon


Formula 1 e këtij sezoni vazhdon të dhuroj spektakël.

Sot, në garën e Monza-s, ato ishin të shumta, që nga fituesi i garës, e deri te aksidenti i dy pretendentëve për titull, Max Verstappen dhe Lewis Hamilton.

Ky aksidenti ndodhi në gjiron e 26-të, kur Hamilton po dilte nga bokset.

Verstappen tentoi të merrte pozitën nga Lewis Hamilton, duke ardhur pak më shpejt në kthesë.

Por, dy pilotët ishin shumë afër, dhe kontakti ndodhi, me dy pilotët që përfunduan jashtë garës.

Deri në fund, dy pilotët e McLaren, Daniel Ricciardo dhe Lando Norris mbajtën shumë mirë dy vendet e para, duke arritur një ditë historike për skuadrën.

Kjo ishte fitorja e parë e McLaren në F1 që nga viti 2012.

I treti erdhi Bottas, me një garë jashtë çdo parashikimi.

Ai u nis i 19-ti, dhe arriti të përfundoj i treti.

Charles Leclerc përfundoi i katërti, Perez i pesti, Sainz i gjashti, Stroll i shtati, Alonso i teti, Russell i nënti dhe Ocon i dhjeti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore