Sport

Mbrojtësi i huazuar në Dortmund në radarin e Manchester City-t


Ian Maatsen

Ian Maatsen po lulëzon te Borussia Dortmund. I huazuari nga Chelsea synon të qëndrojë te BVB. Megjithatë, me sa duket mund të ketë një opsion të ri për mbrojtësin e majtë në Premier League.

Siç raporton portali “TBR”, Manchester City po ndjek zhvillimin e Maatsen te Dortmund. Aston Villa, një tjetër klub nga Premier League, thuhet se ka dërguar skautët e saj për 22-vjeçarin. Skuadra e Unai Emery është afër kualifikimit në Champions League.

Maatsen u transferua nga Chelsea te Borussia Dortmund si huazim në janar. Holandezi është titullar te BVB dhe po lulëzon nën drejtimin e trajnerit Edin Terzic.

Prandaj Maatsen dëshiron të vazhdojë me ekipin verdhezi edhe përtej verës.

“Ne po punojmë për të qëndruar në klub”, citoi për “Voetbal International” së fundmi babai i tij Eduard.

Si për ironi të fatit, disa kohë më parë, Babai i Maatsen e quajti Manchester City-n si shembull të klubeve ku lojtarët e rinj kanë një kohë të vështirë.

“Si i ri, nuk duhet të jesh në një klub që është shumë i madh ku ka kaq shumë presion. Te Manchester City, për shembull, nuk e hedh një të ri vetëm në pozicionin e mbrojtësit të majtë”, tha ai.

“Një futbollist i ri harrohet shpejt nëse gjërat nuk shkojnë mirë për një kohë”, paralajmëroi babai i lojtarit të huazuar te BVB.

Maatsen thuhet se ka një klauzolë largimi në kontratën e tij me Chelsea-n, e cila është e vlefshme deri në vitin 2026 dhe, sipas raportimeve të mediave, mund të lëvizë për rreth 40 milionë euro.

“TBR” përmend edhe Bayern-in si të interesuar për Maatsen. Skuadra e Mynihut është lidhur vazhdimisht me mbrojtësin e majtë në javët e fundit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore