Përballje

Mavericks sigurojnë “playoff-in” dhe Wizards në “play-in”


Luka Doncic përballë Stanley Johnson

Ndeshja mes Toronto Raptors dhe Dallas Mavericks ishte interesante dhe përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 110:114.

Me këtë fitore, Mavericks kanë siguruar radhitjen në “top 6” ku do kualifikohen direkt per “play-off”.

Dallas Mavericks ishin dominant për pjesën më të madhe të ndeshjes, por gjithçka ndryshoi në çerekun e katërt ku rezultati u ngushtua por fituesi nuk ndryshoj.

Më të mirët te Mavericks ishin Luka Doncic me dyshifrorë të trefishtë ku kishte 20 pikë, 10 kërcime e 11 asistime dhe Kristaps Porzingis me 21 pikë e 10 kërcime.

Ndërsa te Raptors më të dalluarit ishin Jalen Harris me 31 pikë dhe Malachi Flynn me 26 pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=KwNh0ctU2xI&ab_channel=MLGHighlights

Washington Wizards fituan në ndeshjen përballë Cleveland Cavaliers me rezultat 105:120, ku siguruan edhe një pozitë në “play-in”.

Ndeshja ishte e baraspeshuar në pjesën e parë, por dinamika e këtij dueli ndryshoi në çerekun e tretë ku Wizards morrën një epërsi prej 14 pikëve.

Russell Westbrook u tregua brilant përsëri pasi arriti dyshifrorë të trefishtë në fitoren përballë Cavaliers.

Po ashtu, para se të fillonte ndeshja, Rusell Westbrook u prezentua për rekordin e tij fantastik me më së shumti dyshifrorë të trefishtë në histori të NBA.

Russell Westbrook gjatë ceremonisë për rekordin e tij.

Më të dalluarit te Wizards ishin Russell Westbrook me 21 pikë, 12 kërcime e 17 asistime dhe Davis Bertans me 17 pikë.

Ndërsa te Cavaliers më të mirët ishin Collin Sexton me 26 pikë dhe Jarret Allen me 18 pikë e 14 kërcime.

https://www.youtube.com/watch?v=64wASkx-NXo&ab_channel=MLGHighlights

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore