Shqipëria

Masakra e Lushnjës: GJKKO dënon me burgim të përjetshëm dy autorët


Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me burgim të përjetshëm autorët e masakrës së Lushnjës, ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha.

Dy autorët, Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshin, janë akuzuar për vrasjen e tyre të kryer në vitin 2017.

Gjithashtu GJKKO ka rrëzuar akuzën për atentat ndaj Xhulio Shkurtit, nipi i Aldo Bares, pasi ishin të pabazura në prova.

Në atentatin për vrasjen e Xhulio Shkurtit, nipit të Aldo Bares u plagosën Bujar Turku e Marjus Xhepexhiu.

Kurse Laert Haxhiu vijon të jetë në kërkim, teksa hetimi ndaj tij është pezulluar dhe në bazë të Kodit të ri pas një viti rinis procesi në mungesë.

Bilbili dhe Kaloshi u dënuan si autorë të masakrës së Lushnjës, ku vranë Zamir Latifin dhe Jurgen Hoxhën më 11 tetor 2017 në Lushnjë, por u shpëtoi shënjestra, Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, kreu i bandës së Lushnjës.

Në këtë atentat u plagosën Marjus Xhepexhiu dhe Bujar Turku.

Veç akuzës së vrasjes në rrethana cilësuese të një ose më shumë personave, Bilbili akuzohet për “Kryerjen e veprave penale në kuadër të grupit kriminal”.

Anterio Kaloshi u arrestua më 13 gusht, pasi bashkë me të tjerë qëlluan me kallashnikov drejt Hotel Volorekës në Pogradec më datë 8 gusht, ku Kaloshi kishte rolin e ekzekutorit.

Ndërkaq, Orges Bilbili u kap më datë 10 prill në zonën e Xhamllikut në Tiranë, i cili u plagos nga polici pasi tentoi të largohej.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore