Lajme

Marin zgjedh “vilën e Berlusconi-t” për pushimet verore


Kryeministrja finlandeze Sanna Marin ka zgjedhur një hotel në Itali për pushimet e saj verore, ku dikur qëndronte ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi.

Marin u akomodua në “Villa Soligo”, një vilë e shekullit të 18-të, e vendosur në kodrat e rajonit Veneto.

Lajmi u bë i ditur nga e përditshmja britanike “The Times”.

Ajo fluturoi drejt Italisë me partnerin e saj, Markus Räikkönen.

Disa ditë më parë, fotot e Marin-it në një festival muzikor u bënë virale.

Kjo, pasi u shfaq në një ishull finlandez me një xhaketë lëkure dhe pantallona të shkurtra xhins.

Mbështetësit thonë se ajo e ka merituar plotësisht pushimin e saj në Villa Soligo në Farra di Soligo.

Hoteli i rinovuar së fundmi nuk është enklavë për super të pasurit, duke paguar jo më shumë se 200 euro/nata për një dhomë dyshe luksoze.

Udhëheqësit evropianë kanë zgjedhur prej kohësh Italinë për pushimet e tyre verore, mes tyre ish-kancelarja gjermane Angela Merkel.

Apo ish-kryeministri britanik Tony Blair, i cili qëndronte me Berlusconi-n në vilën e Sardenjës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore