Përballje

Manchester City pret Parisin në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve


Të martën me fillim nga ora 21:00, Manchester City do të pretë skuadrën e Paris Saint German në gjysmëfinalen e dytë të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë e zhvilluar mes tyre në stadiumin “Parc des Princes” të Parisit përfunoi 1:2 në favor të Manchester Cityt, andaj skuadra angleze ëshë më e favorizuar për të kaluar në finale.

Skuadra e Manchester City-t është më afër se kurrë paraqitjes së tyre të parë në finalen e Ligës së Kampionëve dhe statistikat tregojnë se “Citizens” janë favorit për të fituar titullin “Kampion të Evropës”.

Në anën tjetër skuadra e Parisit, do të kërkojë më çdo kusht të përmbys rezultatin, për të tentuar për herë të dytë që ta fitojë Ligën e Kampionëve, pasi që vitin e kaluar humbën në finale kundër Bayern Munich.

Trajneri i City-t, Pep Guardiola, nuk pritet të ketë mungesa për këtë paraqitje, derisa homologu i tij Mauricio Pochettino, nuk do të ketë në dispozicion Juan Bernat që është i lënduar, Idrissa Guyese i ndëshkuar me karton të kuq dhe nuk dihet nëse Kylian Mbappe do të luajë nga fillimi.

Para ndeshjes, trajneri i Parisit tha se nuk është i sigurtë, se a do të luajë Mbappe.

“Sot ai do të fillojë një seancë stërvitore individuale dhe do të shohim nëse mund të jetë me ekipin”, tha Pochettino për BBC.

Formacionet e mundshme:

Manchester City: Ederson, Zinchenko, Dias, Stones, Walker, Silva, Rodrigo, Gudogan, Foden, Mahrez, De Bruyne.

PSG: Navas, Florenzi, Marquinhos, Kimpebe, Bakker, Paredes, Herrera, Neymar, Verratti, Di Maria, Icardi.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore