Shqipëria

Manastirliu” 8352 vaksinime brenda ditës”


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, mbrëmjen e 12 prillit deklaroi se janë kryer 8 mijë e 352 vaksinime gjatë 24 orëve të fundit.

Lajmin e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në median sociale Twitter.

“Që nga fillimi i fushatës #ShqipëriaBuzëqesh janë kryer 267 mijë e 531 vaksinime”, e mbyll postimin Manastirliu.

Fushta e vaksinimit masiv ka filluar më 28 mars.

Shqipëria gjatë dy javëve të fundit ka pasur një ulje të kurbës së infektimeve. Si dhe vdekjet kanë ardhur duke zbritur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore