Sport

Majlinda Kelmendi dha dorëheqje nga kandidatura për anëtare të bordit të KOK


Sportistja më e suksesshme kosovare, Majlinda Kelmendi, është tërhequr nga kandidatura për anëtare e bordit i Komitetit Oplimpik të Kosovës.

Kelmendi dorëheqjen si anëtare e komisionit të sportistëve në bordin ekzekutiv të KOK-ut, e zyrtarizoi gjatë Asamblesë së Punës të mbajtur më 25 mars.

Para se të votohej presidenti i ri i KOK-ut, ajo mbajti një fjalim duke zyrtarizuar tërheqjen nga ky post dhe duke e arsyetuar këtë gjë.

“Unë personalisht po jap dorëheqje nga kandidatura si anëtare e Bordit për shkak të angazhimeve të shumta që i kam, garave të shumta që i kam dhe normës olimpike që duhet ta arrij. Dua të uroj presidentin e ri për postin në KOK, një post me përgjegjësi për të cilin e uroj” tha Kelmendi.

Musa Hajdari u zgjidh anëtar i bordit, si zëvendësim i Majlinda Kelmendit, nga anëtarët që ishin prezentë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore