Shqipëria

Macron kërcënon të tërheqë trupat nga Mali


Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, paralajmëroi në komentet e botuara të dielën e 30 maji, se Franca do të tërheqë trupat nga Mali. Kjo do të ndodhë nëse ato mbajnë anën e “Islamizmit radikal”, sic Macron e cilësoi, pas grushtit të dytë të shtetit, në nëntë muaj.

Franca ka rreth 5 mijë e 100 trupa në rajon, nën të ashtuquajturin “Operacionin Barkhane”, i cili përfshin pesë vende në Sahel: Burkina Faso, Çad, Mali, Mauritania dhe Niger.

Misioni, me selinë në Çad, filloi pasi Franca, nën drejtimin e ish-presidentit, François Hollande, ndërhyri në Mali, në vitin 2013. Kjo për të ndihmuar në largimin e luftëtarëve që kishin pushtuar pjesë të vendit të Afrikës Perëndimore.

Të martën, qeveria franceze dhe Bashkimi Evropian (BE) denoncuan “grushtin e shtetit të papranueshëm” pasi presidenti i përkohshëm i Malit, Bah Ndaw, dhe kryeministri, Moctar Ouane, u arrestuan dhe iu hoqën kompetencat në atë që po shihet si grusht shteti i dytë i vendit, në më pak se një vit.

Macron ka njoftuar presidentin e Malit se, do të tërheqë trupat e saj, nëse Mali kthehet drejt “Islamizmit radikal”.

Presidenti francez shtoi se, ai u ka dhënë një mesazh udhëheqësve të Afrikës Perëndimore.

Ata nuk mund të mbështesnin një vend “ku nuk ka më legjitimitet demokratik ose tranzicion”, sipas Macron.

Komuniteti Ekonomik i Shteteve të Afrikës Perëndimore (ECOËAS) ka ftuar udhëheqësin ushtarak të Malit, kolonel, Assimi Goita, në kryeqytetin e Ganës, Akra, për “konsultime”, përpara një samiti të jashtëzakonshëm, kushtuar Malit.

Goita udhëtoi drejt Akra-s të shtunën, sipas burimeve ushtarake dhe të aeroportit.

Ai ka shërbyer si nënkryetar, që nga udhëheqja e grushtit të shtetit, gushtin e kaluar që hoqi presidentin e zgjedhur në mënyrë demokratike, me rolet e presidentit dhe kryeministrit të mbajtur nga civilët.

Gjykata kushtetuese e Mali përfundoi legjitimimin e Goitës në pushtet të plotë, të premten, duke e emëruar atë president tranzitor.

Macron paralajmëroi se, nëse zhvillimi i Afrikës dështon, Evropa “do të paguajë shtrenjtë sa i përket migrimit”.

Përshtatur nga Al- Jazeera, për Albanian Post (AP).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore