Lajme

Lugina e Preshevës merr vëmendje vetëm kur ka tensione, thotë Hill


Christopher Hill

Për ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Hill, Lugina e Preshevës merr vëmendje mediatike vetëm nëse ka tensione, gjë që sipas ambasadorit amerikan ndikon negativisht në zgjidhjen e problemeve.

“E di që njerëzit këtu i shohin problemet e tyre si ekonomike, por nëse shikoni se si duket në hartë, ky nuk është një vend i keq për të jetuar”, tha Hill në një intervistë për agjencinë e lajmeve serbe Jugpress.

I pyetur për Planin Shtatëpikësh i përpiluar nga partitë shqiptare në Serbi dhe i pranuar nga Qeveria e Serbisë 10 vjet më parë, Hill tha i njëjti ndihmon në përcaktimin e rrugës përpara dhe se nuk është ai kompetent të flas për faktin e vonimit të zbatimit të planit në fjalë.

“Përse vonohet zbatimi nuk më takon të flas, por jam këtu për të ndihmuar brenda kufijve të mundësive të mia që falë kësaj situata të qetësohet dhe ai të na japë arsye për të qenë optimistë për të ardhmen. Një shembull i mirë i drejtimit që duhet marrë dhe që mund të përmendet është shkolla shqipe që kam vizituar dhe për të cilën vendimi për rinovim është marrë në seancën e Qeverisë së Serbisë”.

Ndryshe Hill të mërkurën qëndroi për një vizitë zyrtare në Komunën e Preshevës dhe Bujanovcit.

Ai nga aty foli për atë çfarë ka ndodhur në Banjë të Zveçanit, kur Milan Radojiçiç organizoi bandë terroriste për të sulmuar Kosovën, përmes financimit të Serbisë duke theksuar se një gjë e tillë nuk guxon të ndodhë kurrë më.

“Siç e dini për Banjën SHBA e ka pasur një qëndrim shumë te qartë: një incident i tillë nuk guxon të ndodh kurrë më”, pohoi Hill.

Hill pati fjalë të mira edhe për ndërmjetësuesin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, për të cilin tha se “të gjithë ne jemi me fat që e kemi një njeri si Lajçak në dialog, i cili është duke punuar ne këtë proces”, prandaj “duhet ta përkrahim”.

“Unë jam këtu për t’i promovuar interesat e SHBA, por duhet përmirësim i dukshëm i raporteve në Rajon dhe ky përmirësim është në linje me ata që është duke bëre zotëri Lajçak”.

Hill: Amerika ka dhënë qëndrimin për rastin e Banjës, diçka e tillë s’guxon të ndodhë kurrë më

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore