Shqipëria

Korrupsion në zgjedhje, katër persona nën masën e sigurisë


Policia e Shtetit ka bërë me dije se disa persona kanë rënë në pranga për korrupsion aktiv në zgjedhje dhe ndikim të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Forcat operacionale kanë zbatuar vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kërkuar nga SPAK, që ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për dy persona, arrest në shtëpi për një person dhe detyrim paraqitje për një të katërt.

Konkretisht: Dritan Stokan – 46 vjeç – banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”.

Agim Osmani, 62 vjeç, banues në Tiranë, mori masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”.

Alqi Hajdini, 47 vjeç, banues në Tiranë, mori masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”.

Ylli Baruti, 47 vjeç, banues në Tiranë, mori masën e sigurisë “Detyrim paraqitjeje”, për veprën penale “Prodhimi i armëve luftarake”.

Shtetasit e mësipërm dyshohen se kanë kryer në bashkëpunim veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Operacioni në fjalë i policisë së shtetit u kodua “Ndikimi”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore