Shqipëria

Kryemadhi: Nuk besoj te fraksionet, ka ardhur koha të shoh prioritete të tjera


Pak para nisjes së Konventës së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, e bëri të qartë se ajo nuk beson te fraksionet brenda partisë.

“Unë nuk besoj tek fraksionet, besoj tek vërtetësia e gjithsecilit nga ne”.

Sipas saj, beteja e Kryemadhit është një betejë që ka të bëjë me rritjen dhe përgatitjen e shumë figurave të reja.

“Ashtu si Erisa Xhixho është kandidate për zvpresidente, do të thotë se PL ka elementin civilizues, dhe kjo të mos kthehet në fasadë, por të prodhojë vlera. Ajo çka dua të them është që aktrimi në politikë nuk iu shërben të rinjve dhe të reja mund të shërbej njerëzve momentalë’.

E pyetur se si ndihet që tashmë pas kaq shumë vitesh në politikë po lihet jashtë, ajo tha se ndjen keqardhje.

“Për mua familja është e rëndësishme. Në 30 vjet jam investuar që në FRESSH. Jam një nga akademitë politike më të vjetra në Shqipëri. Ka ardhur koha që prioritetet e Kryemadhit janë Bora, Besi dhe Era”.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore