Shqipëria

Tirana ‘Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut’ për 2025-ën


Tirana – për vitin 2025 – është shpallur Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut.

Blendi Gonxhja, ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit – ka reaguar në lidhje me lajmin në një postim në platformën Facebook.

“Si MEKI, ne do mbështesim aktivisht organizatat dhe skenën e pavarur artistike, e në vijim jemi zotuar të rrisim këtë mbështetje duke adresuar çdo sfidë me të njëjtin ritëm siç po rritet dinamizmi i kryeqytetit tonë”, ka thënë ministri.

Sipas tij, vizioni për të ardhmen është një vizion që feston diversitetin, gjithëpërfshirjen dhe shkëmbimin e ideve midis popujve.

“Në bashkëpunim me partnerët tanë, Unionin për Mesdheun, Anna Lindh Foundation dhe Bashkinë e Tiranës, jemi gati të shkëlqejmë në skenën ndërkombëtare të kulturës dhe dialogut”, ka shtuar ai.

Viti 2025 – për ministrin – premton plot aktivitete që do të nxisin krijimtarinë, promovimin e dialogut, ndërgjegjes qytetare e përqafimit të fuqisë transformuese të artit e kulturës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore