Sport

Lorenzo Pellegrini në radarin e Tottenham-it


Tottenham-i është në ndjekje të mesfushorit të Romës, Lorenzo Pellegrini.

Por, për momentin, një lëvizje këtë verë duket e vështirë.

Kështu raporton Gazetta dello Sport, që thotë që është ende e paqartë nëse lojtari dëshiron një lëvizje në Londër.

Largimin e mundshëm të Pellegrini-t, Roma po tenton ta mbulojë me interesin për Xhakën.

Roma e dëshiron transferimin e Granitit, por ata nuk janë të gatshëm të paguajnë 20 milionë euro te Arsenal-i.

Në atë front, Roma mund të ndihmohet nga largimet e mundshme.

Një nga ta, mund të jetë edhe Pellegrini.

Tottenham janë shumë të interesuar për shërbimet e tij.

Roma kërkon 30 milionë euro për shërbimet e tij, që është edhe klauzola në kontratën e futbollistit.

Por, Roma për momentin po refuzon që të negociojë, për shkak se Tottenham nuk po ofron shumën e nevojshme për të siguruar shërbimet e tij.

Në këtë mënyrë, Roma po kërkon që të rinovojë kontratën me Pellegrini-n, që kjo gjë që do të hiqte klauzolën e largimit dhe do t’i bëntë më të lehta negociatat.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore