Shqipëria

Lirohet nga burgu ish-drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi


Ish-drejtori RadioTelevizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi është liruar nga burgu.

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka marrë vendimin për lirimin e Gëllçit, duke pranuar kërkesen e avokatit të tij, Dorian Matlia.

Kërkesa e avokatit për lirimin erdhi për shkak se i kanë mbaruar afatet e dënimit. Ndërkohë cështja do të zhvillohet më tej në apel ku Gëllci ka kërkuar pafajësi.

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) dënoi tre muaj më parë ish-drejtorin e Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi, me masën arrest me burg (dy vite) për shpërdorim detyre.

Por ai përfitoi nga gjykimi i shkurtuar, duke iu ulur kështu dënimi në 1 vit e 4 muaj.

Gëllçi u arrestua më 8 tetor 2021, së bashku me tre anëtarë të Komisionit të Ofertave pranë RTSH-së: Ervin Muraj, Julian Tapia dhe Alban Malaveci.

Sipas SPAK-ut, ai ka shpallur procedurën e tenderit përpara se të merrte miratimin nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) dhe Bordi për hapjen e kanalit TVSH Agro.

 

GJKKO vendos 2 vite burg për Thoma Gëllçin

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore