Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka dhënë masën arrest me burg (dy vite) për ish-drejtorin e Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi.
Sipas burimeve, ai përfiton nga gjykimi i shkurtuar, duke iu ulur kështu dënimi në 1 vit e 4 muaj.
Më 17 maj, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), kërkoi dënimin e Gëllçit, me 1 vjet e 8 muaj burg, nën akuzat për korrupsion.
Gëllçi u arrestua më 8 tetor 2021, së bashku me tre anëtarë të Komisionit të Ofertave pranë RTSH-së: Ervin Muraj, Julian Tapia dhe Alban Malaveci.
Sipas SPAK-ut, ai ka shpallur procedurën e tenderit përpara se të merrte miratimin nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) dhe Bordi për hapjen e kanalit TVSH Agro.
Tenderi është zhvilluar në vitin 2018 dhe procedura është shpallur tri vite përpara se TVSH Agro të fillonte transmetimin.
Në vitin 2021, TVSH Agro ka dalë në prova teknike. Përmes tenderit janë blerë pajisjet dhe janë përdorur ndërkohë.
Në tenderin për blerjen e pajisjeve kanë qenë dy kompani: “EURO contact” dhe “TBS 96”.
Anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO) kanë shpallur fituese kompaninë, e cila kishte ofertë 20 milionë lekë më të lartë.
Të dyja kompanitë kanë pasur parregullsi në dokumentacion dhe duheshin skualifikuar.
Kush është Thoma Gëllçi?
Thoma Gëllçi ka punuar si gazetar dhe redaktor i kulturës në gazetën “Zëri i Popullit” gjatë viteve 1985- 1992, organ zyrtar i Partisë së Punës së Shqipërisë dhe pas vitit 1991, i Partisë Socialiste.
Në periudhën 1992-1996, ai shërbeu si kryeredaktori i gazetës Zëri i Popullit, gjatë kohës kur PS-ja ishte në opozitë.
Gëllçi shërbeu si zëdhënës i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, me kryeministër Bashkim Finon, gjatë periudhës mars-qershor 1997.
Me ardhjen në pushtet të socialistëve, ai shërbeu si zëdhënës dhe drejtues i zyrës së informacionit të kryeministrave socialistë: i kryeministrit Fatos Nano më 1997-1998, i kryeministrit Meta më 1999-2002 dhe sërish i kryeministrit Nano më 2002 deri më 2005.
Në vitin 2005, Gëllçi emigroi në SHBA, nga ku u kthye për të marrë drejtimin e RTSH-së në maj të 2016-s.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kushtetuesja do të shqyrtojë sërish mandatin e Xhaçkës
-
Brenda vitit kantieri i ndërtimit për urën mbi lumin Buna, thotë Rama
-
Balla: Na duhet një politikë e re penale, thirrje drejtësisë të hetojë me paanshmëri ngjarjen e fundit dhe të japë dënim ekzemplar
-
Rama: Vulin nuk meriton asnjë përgjigje për deklaratat antishqiptare
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Letra e Francës, Gjermanisë dhe Italisë për Kurtin: Hapat që ndërmore s’mjaftojnë, duhet dërgim në Kushtetuese i draftit të BE-së
-
Kushtetuesja do të shqyrtojë sërish mandatin e Xhaçkës
-
Çfarë është gati të paguajë Xi Jinping për luftën e Putinit?
-
Gjermania, Franca dhe Italia ia refuzojnë Kurtit idenë e propozimit të një drafti për Asociacionin