Gatimi

Lëngu i mentes: Rifreskon trupin dhe frymëmarrjen


Leng menteje

Çajrat bimor dhe pijet e bëra nga shurupet natyrale përveç se janë të shëndetshëm, janë edhe të shijshëm. Mund ta bëni lehtësisht shurupin tuaj me nenexhik që pihet i holluar dhe i ftohur.

Hidhni një litër ujë dhe një kilogram sheqer, gjysmë limoni dhe rreth 10 gram acid citrik (dy lugë çaji) mbi 10 degëza menteje.

Përgatitja:

Zhytni degëzat e nenexhikut në ujë me lëng limoni dhe lëvore limoni të prerë në feta. Përziejini mirë dhe lëreni në një vend të freskët dhe të errët për 24 orë.

Të nesërmen kullojeni lëngun, më pas shtoni sheqerin dhe përzieni mirë. Lëreni të qëndrojë për 24 orë të tjera duke i përzier herë pas here.

Pas 48 orësh shurupi është gati për t’u derdhur në shishe qelqi. Sasi më të vogla ruhen më mirë në frigorifer dhe në një vend të freskët dhe të errët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore