Shqipëria

Kushi prezanton rregulloren e maturës shtetërore


Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi në një interpelancë me maturantët, ka pohuar se ky ka qenë një vit i vështirë për të gjithë, por në veçanti dhe për maturantët. Është vendosur që maturantët të jenë çdo ditë në shkollë për të marrë cilësinë maksimale. Për maturantët që kanë objektiv të studiojnë në universitetet jashtë vendit diplomat do jenë gati me 5 korrik.
Ndërsa rezultatet e maturës do të shpallen me 30 qershor. Për maturantët që studiojnë në vend 15 korrik.

Të gjithë maturantët mund të aksesojnë materialet online, në youtube apo në platformën akademia.al. Në vitin 2016-2017 filloi zbatimi i kurrikulës me kompetenca dhe kjo kurrikul u mbyll vitin e kaluar. Struktura dhe përmbajtja e testeve është zhvilluar në përputhje me kurrikulën. Provimet do të mbështetetn në kurrikulën e lëndëve bërthamë. Provimet me zgjedhje do të mbështeten dhe në kurrikulën bërthamë dhe atë me zgjedhje.Është krijuar kurrikula orientuese.

Skema e pyetjeve

Këtë vit provimet e maturës shtetërore do të zhvillohen me skemën 20 pyetje me alternativa dhe 40 me zhvillim.

Niveli i ulët i vështirësisë 40%. Niveli i dytë me një vështirësi mesatare është 40 %. Niveli i tretë  dhe më i  vështirë i testit përbën 20% të testeve.

Katër provime do të jenë gjithsej, tre prej të cilëve të detyrueshme dhe vetëm një provim do të jetë më zgjedhje.Pragu i kalueshmërisë do të jetë 25%. Një maturant duhet të marrë minimumi 15 pikë nga 60 që të jetë kalues. Niveli më i ulët i vështirësisë përmban 25% të testit. Ky ndryshim u zbatua për herë të parë në maturën e vitit të kaluar.

Metoda e vlerësimit

Do të aplikohen dy metoda të vlerësimit të testeve. Një elektronike me alternativa (me skanim)  aplikohet në të gjitha vendet evropiane sepse garanton një saktësi të lartë të vlerësimit të testit dhe shmang gabimet njerëzore apo subjektivitetin. Jo çdo mësues mund të jetë një mësues vlerësues. Mësuesit që do të vlerësojnë kanë një eksperiencë të lartë, mbi 15 vite. Ata trajnohen dhe testohen për të qenë pjesë e grupeve. Ata duhet të kenë dalë shumë mirë në testet e zhvilluara çdo 5 vite.Ndërsa metoda tjetër është metoda standarde për pyetjet me zhvillim.

Pragu i kalueshmërisë është 25%. Nga 60 pikë duhen marrë minimumi 15% që të jetë kalues. Në vitin 2014 pragu ishte 20% i palëvizshëm.  Vitin e kaluar u vendos 25% sepse duhet jetë në linjë  me vendet evropiane.

Shkelja e rregullores gjatë provimit

Maturantët mund të kenë pasoja për shkak të shkeljes së pasojave. Ministrja tha se do të garantohet një proces me bazë meritokracinë. Është vendosur të ndryshohet rregullorja. Nëse një maturant konstatohet me celular gjatë provimit ai përjashtohet nga provimi dhe mund ta japë provimin në sesionin e rradhës. Mund të përjashtohet dhe kur ndryshon vendin e përcaktuar apo kur komenton me zë të lartë përgjigjen e pyetjes apo kur jep merr pyetje. Maturantit nuk i njihet rezultati kur në fletën e provimit konstatohet një ngjyrë tjetër stilolapsi, kur ka disa ngjyra, kur përdoret lapsi, kur testi dëmtohet. Nëse vërtetohet kopje i nënshtrohet një komisioni të specializuar.

 

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore