Lajme

Kusari: Ligji për Paga trajtohet para pushimit të verës


Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari, ka thënë se beson që para pushimit të verës do të trajtohet në Kuvend Ligji për Paga.

“Jam e bindur se para se të shkojmë në pushim të verës do të trajtojmë Ligjin e Pagave dhe e kemi mundësinë me e pa dhe opinioni publik dhe të debatohet për të. Nuk ka të bëjë më çështjen e pushimit, por ka të bëjë vetëm me marrjen e kohës për trajtim të mirëfilltë, është një ligj shumë i rëndësishëm”, tha ajo për Tëvë1.

Ligji për paga është miratuar në muajin shkurt të vitit 2019, kurse në fillim të muaji mars kishte hyrë në fuqi.

Sipas këtij ligjit, paga bazë është ajo pjesë që përfitohet për punën e kryer me orar të plotë të një funksioni apo pozite të caktuar.

Ligji për paga rregullon rritjen e pagave për 70 për qind të punëtorëve në sektorin publik.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore