Kosova

Kurti për gazetën greke: “Kushtetuta nuk na lejon të bashkohemi me Shqipërinë”


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kushtetuta nuk e lejon bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, ka thënë kryeministri i Kosovë, Albin Kurti për gazetën greke “Kathimerini” pyetur rreth kësaj çështje.

Kushtetuta është vështirë të ndryshohet, ia ripotencoi Kurti gazetës greke.

“Kosova dhe Shqipëria janë një komb e dy shtete, ne nuk mund të harrojmë se kufiri mes neve është vendosur nga Serbia dhe Jugosllavia, nuk e kemi vënë ne. Kur Serbia sulmon Kosovën ne veprojmë si popull shqiptar”, u përgjigj kryeministri.

Gazeta greke ia ka vazhduar të njëjtën linjë të pyejtes Kurtit i cili diskursin për bashkim kombëtar e kishte themeltar të identitetit politik, por kryeministri përsëri u përgjigj se “ne me Shqipërinë duam bashkëpunim të ngushtë, por jo në dëm të pakicave”.

“Në këtë mandat mua më kanë votuar me program për drejtësi dhe punësim. Të gjithë serbët në Kosovë duan punësim dhe drejtësi. Ne luftojmë krimin e organizuar dhe korrupsionin sikruse çdokush tjetër”, tha mes tjeras shefi i ekzekutivit.

Pyetur rreth “hyrjes në parlament me gaz lotësjellës”, Kurti u përgjigjj se kjo ishte “jo për shkak se jam radikal për nga karakteri, por tema ishte asisoji”.

“Kosova do të bëhej Bosnje e re, disfunskionale”, tha Kurti, derisa shtoi se “nuk ka incidente mes shqiptarëve dhe serbëve, por Serbia është krejt çështje tjetër”.

“Unë nuk jam vetëm kryeministër i shqiptarëve, por i të gjithëve”, tha Kurti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore