Lajme

Kryespiunit iranian i bënë atentat pasi u shkarkua, sipas mediave


Kanalet dhe mediat e lidhura me regjimin iranian raportuan të enjten e 23 qershorit se kreu i shërbimit inteligjent të Gardës Revolucionare, Hussein Taeb, u shkarkua nga detyra.

Në të njëjtën kohë, pati raportime të pakonfirmuara për një atentat dhe transferim të tij në spital pasi u plagos.

Lajmin e bëri të ditur transmetuesi arab ‘Al Arabiya’.

Mediat izraelite kishin shkruar disa ditë më parë se Taeb qëndronte pas përpjekjeve për të shënjestruar izraelitët në Turqi.

Të hënën e 20 qershorit, autoritetet izraelite të sigurisë zbuluan informacione që arritën në shërbimet e inteligjencës në Tel Aviv.

Kjo, sipas të cilave zyrtari iranian që ishte caktuar për të kryer operacione që synonin qytetarët izraelitë në Turqi, në territorin e Turqisë dhe gjetkë, ishte Hussein Taeb.

Raportimet theksonin se “Taeb është i njohur për një histori të gjatë abuzimi dhe frikësimi dhe konsiderohet një udhëheqës mizor dhe vdekjeprurës”.

“Inteligjenca izraelite i është vënë pas. Ajo ka vendosur të shpallë qëndrimin e saj ndaj tij si një lloj paralajmërimi dhe kërcënimi dhe ndoshta duke shpallur synimin për ta vrarë atë”, sipas asaj që raportoi gazeta Asharq Al-Awsat.

Taeb ka lindur në vitin 1963 në Teheran.

Opozita iraniane e akuzon atë si arkitekt të planeve të vrasjeve dhe komploteve mafioze në regjimin Wilayat al-Faqih.

Taeb ishte ish-komandant i forcave “Basiij” (Forcat Paraushtarake Popullore), si dhe zëvendësministër i Inteligjencës në Gardën Revolucionare, nga viti 2009 deri në vitin 2019.

Ai u gradua nga zëvendësministër i inteligjencës në kryetar të Shërbimit Informativ të Gardës Revolucionare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore