Lajme

Kriza ‘e padukshme’ e imigracionit në BE


Në të gjithë Bashkimin Evropian, numri i azilkërkuesve është rritur këtë vit, duke arritur shifrat më të larta që nga kriza tronditëse e refugjatëve të vitit 2015.

Në Evropën Perëndimore vihet re një trend në rritje i azilantëve, të cilët kërkojnë strehim në këto vende.

Qeveria austriake ka filluar të akomodojë refugjatët në tenda për të kompensuar mungesën e banesave, par shkak të kërkesave të shumta.

Çështja e azilantëve nuk përbën një nga temat kryesore për Qeveritë evropiane.

Kjo vjen pasi preokupimi i tyre kryesor bie te pasojat ekonomike të shkaktuara nga pandemia COVID-19 dhe lufta mes Rusisë e Ukrainës.

Një arsye tjetër për mungesën e kësaj vëmendjeje mbetet dhe peizazhi politik  i cili ka ndryshuar që nga vitet 2015.

Ligjet në disa vende janë bërë më të kufizuara nën presionin e partive të krahut të djathtë kundër imigracionit.

Prandaj azilkërkuesit po përqendrohen gjithnjë e më shumë në një numër më të vogël vendesh në Evropën Perëndimore, pjesërisht , pasi vende si Danimarka po përpiqen në mënyrë aktive t’i pengojnë ata .

Kopenhaga, tradicionalisht mbetet një destinacion popullor për azilkërkuesit, i cili ka një politikë të vetë deklaruar kundër azilit.

Vitin e kaluar, vetëm dy mijë e 99 persona kërkuan azil në vend, në krahasim me 21 mijë e 315 persona në vitin 2015.

Qeveria e re suedeze, e cila ka nevojë për mbështetje parlamentare nga demokratët e ekstremit të djathtë suedez, po planifikon gjithashtu të zvogëlojë numrin e azilkërkuesve të lejuar.

Këto politika më të ashpra përbëjnë një presion shtesë mbi sistemet e regjistrimit dhe strehimit në vendeve Perëndimore.

Një nga problemet kyçe e kësaj çështjeje nuk konsiston në numrin e azilkërkuesve, por në mënyrën se si po e përballojnë qeveritë evropiane këtë krizë.

Në Holandë, vdekja e një foshnjeje tremuajshe në një qendër regjistrimi të azilkërkuesve, tronditi vendin.

Gjatë verës, qeveria ra dakord të përhapte strehimin e emigrantëve në të gjithë vendin, por disa komuna lokale kanë refuzuar të presin azilkërkuesit.

Në Austri, qeveria mbetet nën presionin e politikanëve të opozitës kundër emigrantëve, ndërsa shtetet luftojnë për të siguruar strehim për numrin në rritje që kërkojnë mbrojtje.

 

Të dhënat më të fundit tregojnë se në korrik, kërkesat për azil në BE arritën në mbi 70 mijë persona për të tretin muaj radhazi, ngjashëm me krizën e refugjatëve të vitit 2015, sipas Agjencisë së BE-së për Azilin.

4.31 milionë refugjatëve ukrainas që janë regjistruar në BE që nga shpërthimi i luftës, të cilët nuk duhet të kalojnë të njëjtën procedurë azili.

Më shumë ukrainas ka të ngjarë të kërkojnë strehim në BE këtë dimër, pasi kushtet  do të përkeqësohen, sipas një dokumenti të përgatitur nga Republika Çeke, e cila mban presidencën e radhës të Këshillit të BE-së.

Pavarësisht viteve, përpjekjet për të hartuar një përgjigje të unifikuar të BE-së ndaj këtij problemi kanë dështuar kryesisht.

Vendet Veriore dhe Perëndimore janë të shqetësuara për lëvizjen e emigrantëve nga shtetet e vijës bregdetare ku ata mbërrijnë.

Ndërkohë vendet mesdhetare këmbëngulin për një sistem të detyrueshëm për rishpërndarjen e azilkërkuesve që zbarkojnë në brigjet e tyre.

Reforma e imigracionit shihet si një nga reformat më të rëndësishme, e cila shihet si një sukses për të ardhmen e kontinentit të vjetër.

Marrë nga “Politico”, përshtatur për Albanian Post 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore