Sport

Kritika e ashpër e Capello ndaj Ronaldo-s: Është bërë i bezdisshëm për skuadrat


Cristiano Ronaldo nuk do të ketë lamtumirën më të mirë në futbollin elitar në Evropë. Nuk do të jetë largimi i pritur për një lojtar të aftësive të tij. Pas asaj që ndodhi me Manchester United, ai vazhdon të marrë kritika nga bota e futbollit. I fundit që ka folur ka qenë trajneri italian Fabio Capello.

Ish-trajneri i Milan-it, Real Madrid-it dhe Romës, ndër të tjera, është treguar i ashpër ndaj Cristiano-s.

“Unë mendoj se Cristiano Ronaldo e ka kërkuar këtë. Dhe ai ka diskredituar shumë nga ato që ka bërë në karrierën e tij”, tha Capello.

Capello mbajti një intervistë për gazetën italiane Corriere della Sera, në të cilën ai analizoi në thellësi se çfarë mendon për situatën e Cristiano-s.

“Nuk po flasim për lojtarin, por për momentin: ai ishte mendjemadh, ai shkonte duke u ofruar pa gjetur askënd që e besonte. Ai është bërë pak i bezdisshëm për një ekip”, tha Capello.

Capello u pyet edhe për triumfin e Argjentinës në Kupën e Botës 2022 në Katar. Veçanërisht për festimet ai u ndal te Dibu Martinez, portieri i Albiceleste, të cilin e cilësoi si “budalla”.

Përkundrazi, për Lionel Messi-n ai tha se “ai ishte një nga më të mirët në botë edhe pa pasur Botëror” dhe se “Pele, Diego Maradona dhe Messi kanë bërë gjëra që të tjerëve as që i mendojnë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore