Lajme

Kosovë: Vazhdon rënia e rasteve të hospitalizuarve dhe të infektuarve me COVID-19


Në Kosovë gjatë dy javëve të fundit në mënyrë proporcionale kanë rënë rastet e të infektuarve me COVID-19 dhe personave të shtrirë nëpër spitale.

Bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Shërbimit Spitalor dhe Klinikës Universitare të Kosovës, bien në mënyrë proporcionale rastet me infektim të virusit Sars-Cov-2, gjatë dy javëve të fundit.

Albanian Post ka krahasuar shifrat e dy javëve të fundit, ku mesatarja e numrit të infektuarve brenda kësaj periudhe ka rënë për 96 persona, respektivisht 138 më i vogël është edhe numri të hospitalizuarve në Kosovë.

Sipas IKSHPK-së gjatë javës së kaluar mesatarja e infektuar me virusin Sars-Cov-2 ishte 279 raste, ku të hënën e 10 majit dhe të dielën e 16 majit shënoheshin 202 raste me 173 raste.

Ndërsa mesatarja e rasteve me COVID-19 para dy jave ishte 375, ku në të hënën e tre majit dhe të dielën e nëntë majit numëroheshin respektivisht 421 raste me 291 raste.

Në anën tjetër, sipas statistikave të SHSKUK-së mesatarja e pacientëve që trajtohen në klinikat COVID-19 dhe spitalet e përgjithshme gjatë javës së kaluar ishte 345 pacientë.

Ndërsa, ky numër para dy jave shënonte 483 pacientë për mesatare.

Ndërkaq, numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 106 mijë e 914 kurse numri i rasteve aktive është pesë mijë e 061.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore