Kosova

Kosovë: Vazhdon rënia e numrit të hospitalizuarve në QKUK, 87 persona më pak për dy ditë


Numri i personave të shtrirë në spitalet e përgjithshme të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka shënuar një rënie.

Në QKUK janë duke u trajtuar 87 persona më pak se sa dy ditë më parë.

Duke u bazuar në të dhënat e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës në QKUK, më 27 prill në spitalet e përgjithshme ishin duke u trajtuar 676 persona ndërsa më 29 prill në këto spitale janë duke u trajtuar 589 pacientë.

“Sipas raportit të SHSKUK-së, 471 raste janë të konfirmuar me Sars-Cov-2, 37 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 451  janë nën asistim të okisgjeno-terapisë”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Bazuar në këtë raport, në QKUK janë të shtrirë 242 pacientë, ku 176 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 11 prej tyre në gjendje të rënduar dhe 193 me oksigjeno-terapi.

Në bazë të statistikave të këtij raporti, klinika më e frekuentuar me pacientë të infektuar me Coronavirus është klinika infektive, me gjithsejtë 91 pacientë duke e lënë pas klinikën e Pulmologjisë, me gjithsejtë 81 pacientë.

“Numri i pacientëve të shtirë, sipas klinikave: klinika infektive, 91 pacientë, klinika infektive II (mjekësia sportive), 45 pacientë, klinika infektive III (interno), shtatë pacientë, klinika e pulmologjisë, 81 pacientë, klinika e gjinekologjisë, një paciente, mjekimi intensiv-COVID-19,  10 pacientë + 2 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive dhe klinika e pediatrisë me shtatë pacientë”, vijon njoftimi.

Ndërkaq në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 347 pacientë, ku 295 raste janë të konfirmuara pozitivë, 26 raste janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 258 raste me oksigjeno-terapi.

Ndërkohë spitali i komunës së Pejës spitali më i ngarkuar me pacientë të infektuar me COVID-19, ku gjithsejtë 87 pacientë të shtrirë, duke lënë pas spitalin e Gjakovës me 60 persona të shtrirë.

“Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme, spitali i Prizrenit me gjithsejtë 54 pacientë, spitali i Gjakovës me 60 pacientë, spitali i Pejës me 87 pacientë, spitali i Gjilanit me 51 pacientë, spitali i Ferizajt me 44 pacientë, spitali i Mitrovicës me 41 pacientë dhe spitali i Vushtrrisë me 10 pacientë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore