Kosova

Kosovë/”Guxo” slogani i fushatës së Osmani-t


Zyrtarë dhe aktivistë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ditën e premte, kanë shpërndarë në mediat sociale sloganin “Me Vjosën Kryeministre”, si pjesë e fushatës në zgjedhjet parlamentare të Kosovës.

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur sloganin me të cilën do të kandidojë në zgjedhje, dhe, është “Guxo”.

Në median sociale, Facebook, ajo shkruan:

“Të guxosh është rezistencë kundrejt një situate kur pashpresa dominon optimizmin, kur frika krijon hapësirë, kur reagimi merr fund. Vjen një moment dhe një kohë kur nevoja për transformim kërkon veprim. Andaj GUXO! Guximi për sot është ndryshimi për nesër”.

Slogani ka simbolin e fitores, që LDK-ja e përdor që nga koha kur e udhëhiqte Ibrahim Rugova.

Osmani, gjatë një intervistë në emisionin “KallzoPernime”, ka treguar dhe ftesën që Lutfi Haziri i ka bërë për t’u rikthyer në LDK.

Ajo deklaroi se “kur të largohet kryesia e re e LDK-së, mund të jetë mundësia për t’u rikthyer në LDK”.

Osmani është përjashtuar më 21 qershor nga LDK-ja, dhe tani është duke shqyrtuar idenë e një iniciative të re politike, për t’u rikthyer ose jo. /AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore