Lajme

Kosovë: 36-vjeçari goditet për vdekje nga treni


Në fshatin Aqarevë të Komunës së Skenderajt, është goditur për vdekje nga treni një 36-vjeçar në orët e hershme të mëngjesit të së hënës.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar Ilmi Prekazi, zëdhënës i Policisë në rajonin e Mitrovicës.

“Rasti është lajmëruar në orën 06:43 të mëngjesit dhe viktima është e moshës 36-vjeçare. Kjo ka ngjarë në fshatin Aqarevë të Skenderajt. Policia ka pranuar informatën se një person është goditur nga treni, njësia është përgjigjur në atë rast menjëherë, kur kanë shkuar aty mjeku ka konstatuar se personi është pa shenja jete”.

Ilmi Prekazi tregon se fillimisht është menduar se rasti ka të bëjë me aksident me fatalitet, porse prokurori në hetime të mëtutjeshme e ka cilësuar rastin si vetëvrasje të personit.

Policia e Kosovës ka thënë se hetimet po vazhdojnë në këtë drejtim të cilësuar nga prokurori si vetëvrasje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore