Kosova

Kosova – shembull inspirues në sektorin e teknologjisë informative, thotë Osmani


Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në samitin më të madh të teknologjisë në botë “Web Summit” në Lisbonë të Portugalisë, ka thënë se sektori gjithnjë e në rritje i teknologjisë në Kosovë, pozicionon Kosovën si një shembull inspirues në sektorin e teknologjisë informative (IT).

Ajo ka folur për kontributin pozitiv që po e jep teknologjia në drejtim të avancimit të bashkëpunimit e komunikimit global, duke nxitur zgjidhje inovative në çdo sektorë, derisa ka shtuar se teknologjia duhet të jetë në shërbim të njerëzimit dhe jo t’i mbizotërojë njerëzit.

“Mirëpo, teknologjia duhet të jetë gjithnjë në shërbim të njerëzimit dhe jo ta mbizotërojë atë. Duhet të jemi gjithnjë e më të angazhuar për të garantuar gjithëpërfshirjen, diversitetin dhe etikën në çdo hap të këtij rrugëtimi transformativ”, ka thënë presidentja Osmani.

Fusha e IT-së, ashtu sikurse në vendet më të zhvilluara perëndimore, edhe në Kosovë po vazhdon të bëhet një prej fushave kryesore të ekonomisë. Qeveria e Kosovës ka premtuar se do të punojë në zhvillimin e këtij sektori, duke e cilësuar një prej fushave ku të rinjtë e Kosovës janë mjaft të suksesshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore