Lajme

Kosova dhe Izraeli nënshkruajnë tri memorandume bashkëpunimi


Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla

Tri memorandume bashkëpunimi janë nënshkruar në mes të Kosovës dhe Izraelit, njoftoi ministria e punëve të jashtme.

Gjatë vizitës në Izrael, kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, dhe kryediplomati izraelit, Yair Lapid, e pagëzuan bashkëpunimin e parë bilaterale që nga njohja e Izraelit.

“Bashkëpunim në arsim, shkencë e kulturë; deklaratë e përbashkët për bashkëpunim në shumë lëmi; dhe bashkëproduksion filmil”, lajmëroi MPj përmes një cicërime në Twitter.

“Dhe shum të tjera në rradhë”, përfundoi njoftimi.

https://twitter.com/MFAKOSOVO/status/1523616197904052225?s=20&t=S-Q0LO6arTkbzmGdkgDYZA

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore