Lajme

Konjufca takohet me guvernatoren e lowa-s: Vlerësuam partneritetin e palëkundur dhe rikonfirmuam miqësinë mes Kosovës dhe SHBA-ve


Kryetari i Kuvendi i Kosovës, Glauk Konjufca dhe guvernatorja Kim Reynolds.

Kryetari i Kuvendi i Kosovës, Glauk Konjufca pas takimit me guvernatoren Kim Reynolds, ka thënë se kanë diskutuar rreth zhvillimeve politike në rajon teksa është thënë se kanë diskutuar edhe për mundësitë e zgjerimit të fushave të bashkëpunimit reciprok.

Konjufca, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka thënë se kanë vlerësuar edhe marrëdhëniet dypalëshe.

“Në takimin e ngrohtë dhe tejet miqësor, ndër të tjera, shkëmbyem pikëpamje rreth zhvillimeve politike në vend e rajon, si dhe biseduam për mundësitë e zgjerimit të fushave të bashkëpunimit reciprok”.

“Vlerësuam po ashtu marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe, partneritetin e palëkundur dhe rikonfirmuam miqësinë e përhershme mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar ai.

Ai tutje ka thënë se synim i Kosovës vazhdon të jetë anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Tutje ka theksuar se Kosova vazhdon të ketë fokusimin ndaj vlerave të lirisë, barazisë dhe demokracisë.

“Ritheksova përkushtimin e institucioneve tona shtetërore ndaj vlerave të lirisë, barazisë dhe demokracisë, mbrojtjes së integritetit territorial, sovranitetit dhe kushtetutshmërisë. Njëherësh nënvizova se integrimi euroatlantik është dhe mbetet prioritet i shtetit të Kosovës”.

“Republika e Kosovës ka para vetes procese të rëndësishme drejt integrimeve euroatlantike dhe anëtarësimit në mekanizma e organizata ndërkombëtare. Në të gjitha këto procese presim vazhdimin e mbështetjes së fuqishme të Shteteve të Bashkuara dhe të gjithë partnerëve tanë”.

Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kishte mbajtur një konferencë për media së bashku me guvernatoren e shtetit të lowas, Kim Reynolds.

Në këtë konferencë Osmani kishte falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për lirimin e tre policëve kosovarë nga paraburgimi në Serbi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore