Lajme

Kina i bën thirrje SHBA-së të tërheqë sanksionet


Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) që të heqë sanksionet dhe kufizimet e vendosura nga ish-presidenti Donald Trump.

Ai u shpreh kundër “hegjemonisë politike dhe bullizmit” ndërkombëtar, duke përmendur ndërhyrjen e shteteve, në punët e brendshme të Pekinit. Duke përfshirë Tajvanin, Hong Kong-un, Xinjiang-un dhe Detin e Kinës Jugore.

Në ditën e tretë të Kongresit Vjetor Kombëtar të Popullit (NPC) të Kinës, diplomati i lartë kinez,  sinjaloi se Pekini mbetej i vendosur të refuzonte kritikat ndërkombëtare lidhur me ekspansionizmin dhe abuzimin e të drejtave të njeriut.

Në një konferencë për shtyp me gazetarët Wang pohoi se “komunikimi i sinqertë” me SHBA-në ishte i domosdoshëm për të shmangur “gabimet strategjike dhe konfliktet”. Ai  tha se palët duhet të bashkëpunojnë dhe të shfaqin një interes dypalësh për çështjet që lidhen me COVID-19 dhe pandeminë, rimëkëmbjen ekonomike dhe ndryshimet klimatike.

Wang akuzoi gjithashtu  SHBA-në dhe vendet e tjera perëndimore se po përdorin konceptin e “navigimit të lirë” për të provokuar mungesën e stabilitetit në Detin e Kinës Jugore apo për të dëmtuar  paqen në rajon.

Wang deklaroi se Pekini ishte i gatshëm të komunikonte me të gjitha palët ndërkombëtare por “nuk do të pranojë akuza të pabazuara apo akuza të rreme ”.

Wang tha se shpresonte që Biden të tregonte një ” distancim të qartë nga veprimet e administratës së mëparshme  dhe të mos luante me zjarrin” kur bëhej fjalë për Tajvanin.

Pekini e konsideron Tajvanin si një pjesë të Kinës dhe është zotuar të bashkojë rajonet, me forcë nëse do të jetë e nevojshme, duke i ofruar Tajvanit një ekzistencë  duke u bazuar në  parimin “një vend dy sisteme” që ka qeverisur Hong Kong-un.

Udhëheqësit e Tajvanit dhe një shumicë në rritje e qytetarëve të Tajvanit hedhin poshtë idenë se Tajvani është  pjesë e Kinës.

Tajvani është bërë gjithmonë e më i kujdesshëm pas goditjes së opozitës në Hong Kong.

Qeveria kineze e pretendon ishullin e vetë qeverisur si territor të sajën. Muajt e fundit, ka kryer fluturime pothuajse çdo ditë mbi ujrat e kontrolluar nga Tajvani. Sidoqoftë, nuk kanë përbërë problem për Taipein, pasi janë konstatuar vetëm një apo dy avionë zbulimi.

Wang vlerësoi aleancën në rritje të Kinës me Rusinë duke thënë se të dy vendet kishin qëndruar krah për krah në luftën kundër coronavirus-it dhe “virusit politik”.  Ministri i Jashtëm i Kinës deklaroi se duke marrë parasysh rrethanat aktuale “Pekini dhe Moska duhet të tregojnë mbështetje strategjike dhe të jenë partnere globale.  Ai u zotua se të dy qeveritë do të duhet të mbështesin njëra-tjetrën në mbrojtjen e interesave kombëtare dhe në kundërshtimin e” revolucioneve me ngjyra.

Ai tha se ishte e domosdoshme në rrethanat aktuale “që Pekini dhe Moska duhet të jenë njëra tjetra mbështetje strategjike dhe partner global, dhe u zotua se të dy qeveritë do të mbështesnin me vendosmëri njëra-tjetrën në mbrojtjen e interesave kombëtare dhe në kundërshtimin e “revolucioneve me ngjyra”.

Revolucioni me ngjyra i njohur si “Color Revolutions” përcakton një seri trazirash masive në rrugë apo protesta të popullsisë, që kanë një skenar paraprakisht, Në pjesën më të madhe të rasteve këto protesta përfundojnë me ndryshimin e regjimit politik, por pa përfshirje ushtarake apo dhunë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore