Jetesë & Stil

Khloe Kardashian me urim të veçantë për ish-burrin e Kim, Kanye West


Për dallim nga siç është mësuar ndër vite, rep artisti i famshëm, Kanye West, po feston ditëlindjen e tij të 44-të me status prej “beqari”.

Por ani pse i ndarë nga ylli i modelizmit, Kim Kardashian, një urim i veçantë nga familja e ish-gruas së tij nuk e la pa ardhur.

Motra e Kim, Khloe Kardashian, e cila njihet për lidhjet e forta me rep artistin, Kanye, ka vendosur që këtë të fundit, për ditëlindje ta uroj me një postim publik në Instagram-in e saj.

Tristan, Khloe, Kanye dhe Kim.

“Gëzuar ditëlindjen vëllai im! Uroj të kesh ditëlindjen më të mirë! Ju dërgoj dashuri dhe bekime të pafundme”, ka shkruar Khloe, në fotografinë e postuar në deti, ku shihen së bashku Kim me Kanye, si dhe me Tristan.

Fansat e Kanye, Kim e Khloe, reaguan të surprizuar kur panë fotografinë e publikuar që një herë e përgjithmonë iu dha fund thashethemeve se – “Kanye nuk kishte më asnjë relacion me familjen, Kardashian”.

Ndryshe, kohë më parë me kërkese të Kim Kardashian është iniciuar alternativa ligjore për prishje të martesës me rep artistin, Kanye West.

Ndërkaq, në mediat rozë po vazhdojnë të dominojnë aludimet se se Kanye West ka nisur një lidhje të re më një fytyrë publike.

Irina Shayk.

Bëhet fjalë për modelen, Irina Shayk, e cila lidhjet me të famshëm nuk i ka për së pari.

Irina, dikur ishte e lidhur me legjendën e futbollit, Cristiano Ronaldo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore