Lajme

“Jo në emrin tim”, protestë kundër padrejtësisë së Gjykatës Speciale


Nje nga posteret e pergatitur per protesten e sotme

Pas vendimit të Gjykatës Speciale për ta dënuar ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafën, me 26 vjet burgim, në Prishtinë do të organizohet protestë “kundër padrejtësisë së Gjykatës Speciale”.

Meqë në aktvendimin për Mustafën të njohur si Cali, gjyqtarja në shpallje tha se vendimi po jepet “në emër të popullit të Kosovës”, motoja e protestës do të jetë “jo në emrin tim”.

Protesta mbahet me fillim në orën 14:00 në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Organizatorët fillestarë të protestës janë Partia Socialdemokrate, por protestën e kanë përkrahur edhe nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjykata Speciale është gjykatë e formuar nga Kuvendi i Kosovës, e sponzorizuar dhe financuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ka selinë në Hagë të Holandës.

Atje po mbahen në arrest edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Të gjithë këta ish-themelues dhe komandantë të UÇK-së.

May be an image of one or more people and text
Posteri i protestes

Gjykata Speciale asnjëherë nuk ka pasur rejting të mirë mes qytetarëve të Kosovës, porse pakënaqësitë janë rritur shumë pas dënimit të fundit dhe parregullsive të vazhdueshme që kanë ndodhur atje.

Përveç rrjedhjes së dokumenteve, fshehjes së disa provave shfajësuese, shkeljes së afateve të gjykimit dhe vonimit të procedurave të tjera, në një dokumentar të Albanian Post është faktuar edhe bashkëpunimi i Speciales me shtetin serb dhe prokurorinë e Serbisë.

Për më tepër, derisa të arrestuarit besohej se do te gjykohen për vepra individuale, më vonë u kuptua se një nga pikat kryesore të aktakuzës, pika 35 i akuzon ata për veprën “ndërmarrje e përbashkët kriminale”, duke dhënë argument se në fakt Specialja po gjykon vetë luftën e UÇK-së dhe jo individët brenda hierarkisë.

Më poshtë, në dy pjesë, mund të ndiqni dokumentarin e realizuar nga Albanian Post:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore