Lajme

Jen Psaki: SHBA-të, sanksione ndaj Bjellorusisë


Zyrtarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur se, po punojnë me partnerët në Bashkimin Evropian për të hartuar një listë me masa ndëshkuese, për anëtarët kryesorë të qeverisë bjelloruse. Kjo vjen si kundërpërgjigje, pas arrestimit të një gazetari disident në një fluturim të kompanisë Ryanair.

Sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, e kritikoi devijimin e fluturimit si “një fyerje e drejtpërdrejtë ndaj normave ndërkombëtare”.

Cilat janë masat e reja nga SHBA-ja?

Psaki tha se SHBA-të po punonin me BE-në dhe “aleatët e tjerë” për të hartuar një listë të sanksioneve kundër anëtarëve kryesorë të qeverisë së presidentit Alexander Lukashenko “lidhur me abuzime të vazhdueshme të të drejtave të njeriut dhe korrupsion, falsifikim të zgjedhjeve 2020 dhe ngjarjet e 23 majit”.

Kjo vjen disa ditë pasi udhëheqësit e BE-së ranë dakord të vendosnin kufizime serioze.

Si ndodhi ngjarja?

Bjellorusia dërgoi një avion luftarak për të detyruar uljen e fluturimit Ryanair FR4978 , i cili ishte nisur nga kryeqyteti grek, Athina dhe ishte drejtuar për në Vilnius, Lituani .

Policia më pas e mori Protasevich-in kur 126 pasagjerët e avionit zbritën. Aktivisti, që sipas  dëshmitarëve ishte “super i frikësuar”, u arrestua së bashku me të dashurën e tij Sofia Sapega.

Bjellorusia është i vetmi vend evropian që ekzekuton ende të burgosur dhe dëshmitarët thanë se Protasevich-i u tha udhëtarëve të tjerë se kishte frikë se do të përballej me dënimin me vdekje.

Tre pasagjerë të tjerë nuk arritën në destinacionin përfundimtar të avionit në Vilnius.

Shefi ekzekutiv i Ryanair, Michael O’Leary, tha se ai besonte se disa agjentë bjellorusë të shërbimit sekret (KGB) u larguan nga aeroplani në Minsk, por kjo nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.

Bjellorusia tha se fluturimi ishte devijuar për shkak të një kërcënimi për bombë nga grupi militant palestinez Hamas.

Një zyrtar i lartë i transportit lexoi një letër për gazetarët, që ai pretendonte se ishte nga grupi militant.

Por Hamas ka mohuar çdo përfshirje. Grupi nuk ka histori ose aftësi të njohur për të ngritur operacione jashtë Izraelit dhe territoreve palestineze.

Liderja gjermane, kancelarja Angela Merkel, tha se pretendimi bjellorus ishte “plotësisht i papërfillshëm”.

Incidenti ka tërhequr vëmendjen dhe ka shkaktuar reagim të ashpër nga e gjithë bota, ku shumë vende kërkojnë lirimin e menjëhershëm të Protasevich-it dhe një hetim të plotë.

Dhjetëra zyrtarë bjellorusë, përfshirë presidentin Alexander Lukashenko, janë tashmë nën sanksione të BE-së, përfshirë ndalimet e udhëtimit dhe ngrirjen e aseteve, të vendosura në përgjigje të shtypjes ndaj kundërshtarëve.

Media shtetërore në Bjellorusi tha se Lukashenko, i cili ka drejtuar vendin që nga viti 1994, dha personalisht urdhrin që avioni të devijohej.

Kreu 66-vjeçar ka kundërshtuar zërat kundërshtues që kur fitoi një zgjedhje të diskutueshme gushtin e kaluar. Shumë figura të opozitës janë arrestuar, ndërsa të tjerët ikën në internim.

Sanksionet e rinovuara nga SHBA-të

Nëntë ndërmarrjet shtetërore të prekura nga ky veprim, financojnë dhe mbështesin regjimin e Lukashenkos, duke lehtësuar shtypjen e tij të dhunshme të popullit bjellorus dhe refuzimin e përsëritur të sundimit të ligjit”, tha deklarata e Blinken.

Sanksionet ishin hequr që nga viti 2015 kur SHBA-ja dhe kombet perëndimore filluan përpjekjet për të zhvilluar marrëdhënie më të mira me Bjellorusinë.

Shtetet e Bashkuara kishin eksportuar 112 milionë dollarë mallra në Bjellorusi, në vitin 2020, kryesisht ilaçe dhe makina, dhe importuan 332 milionë dollarë, kryesisht pleh, hekur dhe çelik.

Në shkurt, SHBA-ja vendosi kufizime të udhëtimit për 43 shtetas bjellorusë të identifikuar si pjesëmarrës në goditjen politike të Lukashenkos.

Sanksionet e udhëtimit u shkaktuan nga dënimi i dy gazetarëve, të cilët kishin transmetuar drejtpërdrejt një protestë të madhe në Minsk kundër sundimit të Lukashenkos në nëntor.

Bashkimi Evropian gjithashtu ka vendosur sanksione për udhëtime dhe financiare ndaj zyrtarëve dhe kompanive të Bjellorusisë.

Me mbështetjen nga Moska, Lukashenko ka refuzuar të tërhiqet, duke fajësuar protestat në përpjekjet perëndimore për ta rrëzuar atë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore