Lajme

Java e tretë e gjyqit për George Floyd/ Dëshmon i vëllai


Në seancat gjyqësore për vrasjen e afrikano-amerikanit George Floyd, kundër ish-oficerit Derek Chauvin, të hënën e 12 prillit, dëshmoi vëllai i tij, Philonise Floyd.

Ai tha para gjykatës se i mungonte i vëllai dhe ai ishtë një njeri paqësor.

Pasi gjykatësi i tregoi një foto të vjetër nga fëmijëria e tyre Floyd, 39 vjeç, e kujtoi vëllain e tij si “një djalë mamaje” dhe “një udhëheqës për ne në shtëpi”.

“Unë dhe George luanim video lojëra gjatë gjithë kohës. Më në fund e munda atë në një lojë dhe isha shumë i lumtur duke menduar për këtë”.

Përmes lotëve, Floyd tregoi se si vëllai i tij kishte qarë në funeralin e nënës së tyre dhe “nuk donte të linte arkivolin” sepse “ai e donte atë aq shumë”.

Pasi shteti i Minnesota-s kaloi më shumë se dy javë duke gjykuar çështjen kundër Derek Chauvin, avaokati tij do të paraqesë mbrojtjen në gjyëin e ditës së martë 13 prill.

Chauvin është në gjyq pasi ai vendosi gjurin e tij në qafën e Floyd gjatë arrestimit të tij majin e vitit 2021.

Ish-oficeri i ka mohuar akuzat për vrasje të qëllimshme.

Çfarë thanë dëshmitarët e tjerë?

Dr. Jonathan Rich, një kardiolog me qendër në Çikago, i tha gjykatës se, sipas mendimit të tij profesional, George Floyd nuk vdiq nga një sulm në zemër ose mbidozë e drogës.

Ai vuri në dukje rishikimin e tij të të dhënave mjekësore të Floyd që nga viti 2018 treguan probleme me hipertensionin, presionin e lartë të gjakut dhe luftës së varësisë nga droga, por nuk zbuloi asnjë provë të një sulmi të mëparshëm ose sulm në zemër.

Rich shtoi se i ndjeri kishte “një zemër jashtëzakonisht të fortë”.

Ai tha se pamjet tregojnë qartë se Floyd vdiq “gradualisht dhe ngadalë”.

Sipas Rich, kundrejt tij ishtë ushtruar forcë “në një mënyrë kërcënuese për jetën” dhe pastaj u shtri në tokë “pa puls pa asnjë CPR” për shumë kohë.

Eksperti i përdorimit të forcës Seth Stoughton, profesor i shkollës juridike me trajnim paraprak të zbatimit të ligjit, tha se forca e përdorur nga Chauvin dhe oficerët e tjerë që kapën Floyd ishte “e paarsyeshme, e tepruar dhe në kundërshtim me praktikën e pranuar përgjithësisht të policisë”.

“Shenjtëria e jetës njerëzore është përparësia më e lartë në polici”.

Ai shtoi se “detyra për të ndihmuar dhe dhënë ndihmë” sa herë që ishte e mundur ishte përparësia e dytë, duke vërejtur që oficerët dështuan ta bënin këtë.

“Unë mendoj se është e drejtë të them se unë formova mendimin se vendosja e gjurit në qafën e dikujt – përveç në rrethana të pabesueshme të rralla – është përgjithësisht një përdorim i papërshtatshëm i forcës”.

Çfarë po ndodh në Minnesota?

Tensionet janë të mëdha në Minesota pas të shtënave fatale kundrejt një 20-vjeçari me ngjyrë nga një oficer policie, në një periferi vetëm 10 milje (16 km) larg nga salla e gjyqit ku po zhvillohet gjyqi i Chauvin.

Gjyqi i Chauvin ka marrë vëmendje në të gjithë botë.

Ngjarja solli protesta globale kundër racizmit dhe policisë në SHBA.

Çfarë ka ndodhur deri tani në seancat gjyqësore?

Gjyqi pritet që të zgjasë një muaj deri në marrjen e vendimit ndaj Chauvin-it.

Deri më tani kanë dëshmuar disa mjekë ekspertë ku kanë thënë se Floyd vdiq nga ‘’mungesa e oksigjenit”, dhe jo nga përdorimi i drogës.

Në gjyq ka dëshmuar dhe e dashura e Floyd, u e ka cilësuar si një njeri paqësor. Ajo deklaroi që të dy vuanin nga sëmundje kronike dhe ishin të varur nga opioid-et.

Gjithashtu kanë dëshmuar dhe persona të rastit që kanë qëlluar në vendngjraje. Ku të gjithë kanë akuzuar ushtrimin e forcës nga ish-oficeri ndaj Floyd.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore