Lajme

Dita e katërt e gjyqit për vrasjen e Floyd/ Dëshmon e dashura e tij


Në ditën e katërt të gjyqit ndaj policit Derek Chauvin, për vrasjen e amerikanit Gerorge Floyd, më 1 prill, dëshmuan dy ndihmës mjekë dhe e dashura e Floyd.

Të dy ata i thanë trupës së gjykatës se Floyd nuk kishte puls dhe se nuk merrte frymë kur arritën në vendin e ngjarjes.

Njëri nga ata, Seth Bravindar, tha se i kërkuan Chauvin që të largohej nga Floyd në mënyrë që të ndërhynin për t’i dhënë ndihmën e parë.

Courteney Ross, e dashura e Floyd, përshkroi se si u njohën dhe luftën e tyre me varësinë ndaj opioid-it. (opiod, janë një klasë e barnave që përfshijnë heroinë të paligjshme të drogës, opioide sintetike si fentanil dhe lehtësues të dhimbjeve të disponueshëm ligjërisht me recetë).

Ish-oficeri i policisë Chauvin është akuzuar për vrasjen e Floyd duke i vendosur gjurin midis qafës dhe kokës, për më shumë se nëntë minuta gjatë një arrestimi në maj të vitit 2020.

Chauvin, 45 vjeç, i cili u pushua nga forca policore e Minneapolis, mohon akuzat për vrasje të qëllimshme.

Cila ishte dëshmia e ndihmësmjekëve?

Bravinder i tha gjykatës se fillimisht mendoi se po zhvillohej një luftë kur ai dhe partneri i tij mbërritën në skenë, por shpejt kuptoi që Floyd, 46 vjeç, po çalonte.

Partneri i tij Derek Smith kontrolloi qafën e Floyd për puls por nuk mundi ta gjente. “Në kushte normale, unë mendova se ai kishte vdekur”.

Ata e futën në një ambulancë dhe i dhanë ndihmën e parë.

Në një moment Smith mendoi se kur pa aktivitetin elektrik nga zemra e Floyd i dha një goditje elektrike në përpjekje për ta rikthyer në jetë. “Ai ishte një qenie njerëzore dhe unë po përpiqesha t’i jepja një shans të dytë në jetë”.

Bravinder tha se ai duhej të ndalonte ambulancën gjatë rrugës për në spital për të ndihmuar kolegun e tij pasi monitori i zemrës tregoi se Floyd po vdiste – zemra e tij kishte ndaluar.

Të gjitha përpjekjet e mëtejshme për të ringjallur Floyd dështuan.

Çfarë tha e dashura e Floyd?

Courteney Ross është personi i parë që dëshmon që personalisht e njihte z. Floyd.

Ajo i tha gjykatës se u takua me të në vitin 2017 në hollin e një qëndre për të pastrehët e Ushtrisë së Shpëtimit. Aty ai punonte si roje sigurie dhe ajo po priste të shihte babanë e djalit të saj. Ajo tha se Floyd e pyeti nëse do të lutej me të.

“Ishte kaq e ëmbël dhe në atë kohë kisha humbur shumë besim tek Zoti”.

Ajo tha se takimi i tyre i parë ishte “një nga historitë e mia të preferuara për të treguar”.

Ross tha që të dy vuanin nga sëmundje kronike dhe ishin të varur nga opioid-et.

“Varësia, për mendimin tim, është një luftë e përjetshme. Nuk është diçka që vjen e shkon, është diçka me të cilën do të merrem përgjithmonë”.

Ajo nuk tregoi nëse Floyd kishte përdorur opioid-e ditën që vdiq.

Një deklaratë nga avokatët e familjes Floyd, Ben Crump dhe Antonio Romanucci, denoncuan “përpjekjet e mbrojtjes për të ndërtuar rrëfimin se shkaku i vdekjes së George Floyd ishte nga droga”.

“Ne duam t’i kujtojmë botës që dëshmoi vdekjen e tij në video se George po ecte, fliste, qeshte dhe po merrte frymë mirë para se Derek Chauvin ta mbante gjurin në qafën e George, duke bllokuar aftësinë e tij për të marrë frymë dhe duke i shuar jetën”.

Çfarë tjetër ndodhi në gjyq?

Juristët gjithashtu dëgjuan nga David Pleoger, oficeri mbikëqyrës i policisë në detyrë atë ditë, i cili tha se ai mësoi vetëm më vonë në mbrëmje se Chauvin e kishte ndaluar Floyd duke shkaktuar vdekjen e tij.

Ai i tha gjykatës se një oficer duhet të ndalojë përdorimin e gjurit si mjet kufizues sapo “të merrni kontrollin e situatës” dhe i dyshuari të jetë në pranga.

Avokati i mbrojtjes, Eric Nelson, u përpoq të ulte rëndësinë e dëshmisë së tij duke thënë se Pleoger “nuk kishte shqyrtuar tërësinë e provave në këtë çështje të veçantë”.

Çfarë ka ndhodhur deri tani? 

Dita e tretë e seancës gjyqësore, më 31 mars, për vdekjen e amerikanit me ngjyrë, George Floyd, u nis me pamjet e reja në momentin kur u shtri në tokë nga polici Derek Chauvin.

Në seancën e dytë, më 30 mars, dëshmuan katër të rinj. Atat ishin të gjithë nën 18 vjeç në kohën e incidentit, dhanë dëshmitë e tyre para gjykatës.

Gjatë seancës gjyqësore ditën e parë të zhvilluar më 29 mars, një dëshmitar ka rrëfyer skenën e ngjarjes pak minuta para së të humbiste jetën Floyd. Donald Williams, tha përpara prokurorisë, se Floyd ishte “duke u zbehur ngadalë”, gjatë nëntë minutave që Chauvin i vendosi gjurin midis kokës dhe qafës së tij.

Pse është kaq e rëndësishme kjo çështje?

Pamjet e video-s të Darnella-s, ku Derek Chauvin u gjunjëzua në qafën e George Floyd u përhap në të gjithë botën dhe shkaktoi protesta masive për arsye racore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Për shumë, vdekja e Floyd, u bë një simbol i gjallë i brutalitetit të policisë. Veçanërisht kundër njerëzve me ngjyrë dhe kjo shkaktoi demonstrata në mbarë botën për drejtësi racore.

Por, përkundër protestës globale, kjo nuk është një çështje e hapur dhe e mbyllur.

Në SHBA, policia rrallë herë dënohet për vdekje që ndodhin ndërsa janë në detyrë, ose nuk akuzohen fare.

Vendimi në këtë rast do të shihet gjerësisht si një tregues se si sistemi ligjor amerikan trajton vdekjet që ndodhin në krye të detyrës.

Dëmshpërblimi ndaj familjes së Floyd

Qyteti i Minneapolis-it ra dakord më 13 mars, për t’i paguar 27 milionë dollarë familjes së George Floyd.

Kjo shifër është ndër më të lartat dhënë më parë për të zgjidhur padinë e një familjeje.

Kryebashkiaku i qytetit e quajti marrëveshjen “një moment historik për të ardhmen e Minneapolis-it”.

Sakaq, Ben Crump, avokati i të drejtave civile dhe përfaqësues i familjes së Floyd, e cilësoi vendimin si shembull për komunitetet e tjera.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore