Boterori 2022

Japoni – Kroaci, formacionet zyrtare


Japoni – Kroaci është ndeshja e pestë e fazës së 1/8-ve të finales në Kupën e Botës.

Japonezët ishin surpriza më e këndshme në këtë Botëror, të cilët mposhtën dy gjigandët evropianë: Spanjën dhe Gjermaninë, madje këta të fundit u eliminuan në fazën e grupeve.

Në anën tjetër, nënkampioni i Botës, Kroacia, do të kërkojë të vazhdojë përpara në çerekfinale, ku e pret fituesi i duelit Brazil – Kore e Jugut.

Tashmë dy trajnerët i kanë publikuar formacionet e tyre zyrtare për këtë ndeshje të rëndësishme që do të zhvillohet me fillim nga ora 16:00 në stadiumin “Al Janoub Stadium”.

Formacionet zyrtare:

Japonia (3-4-3): Gonda, Tomiyasu, Yoshida, Nagatomo, Taniguchi, Doan, Endo, Ito, Kamada, Maeda, Morita.

Kroacia (4-1-2-3): Livakovic, Barisic, Lovren, Gvardiol, Juranovic, Modric, Brozovic, Kovacic, Petkovic, Kramaric, Perisic.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore