Sport

Isco dhe Marcelo do të largohen nga Real Madrid-i


Dy prej futbollistëve që ishin vendimtar në shumë suksese të Real Madrid-it në dekadën e fundit, mesa duket iu ka ardhur fundi në këtë klub.

Isco, 29 vjeç dhe Marcelo, 32 vjeç, tani duhet të kërkojnë një klub të ri.

Për të parin, interes ka shfaqur Jose Mourinho te Roma, dhe Carlo Ancelotti te Everton.

Isco u transferua te Real Madrid-i në vitin 2013, dhe deri në emërimin e Solari-t në tetor të vitit 2018, spanjolli ishte i pazëvendësueshëm në 11-shen startuese.

Nga ajo kohë, Isco nuk gjeti qetësinë në klub duke humbur edhe vazdhimësinë.

Pas tetë viteve, ai do të largohet nga Real Madrid-i. Roma, Everton, apo diku tjetër, destinacioni i tij i radhës mbetet për t’u parë.

Marcelo në anën tjetër nuk ka ndonjë ofertë konkrete.

32-vjeçari, i cili mbush 33 më 12 maj, është te Real Madrid-i që nga viti 2007.

Pas 14 viteve, aventura e Marcelo-s në “Santiago Bernabeu” po vjen në fund.

Karriera e tij te Los Blancos ka qenë e jashtëzakonshme, ku për shumë vite ishte mbrojtësi i krahut më i mirë në botë.

Për zëvendësuesit e këtyre dy futbollistëve, Real Madrid-i ka zgjedhur t’i besojë akademisë.

Miguel Gutierrez do të jetë zëvendësues i Marcelo-s, kurse Antonio Blanco do të jetë në vend të Isco-s.

Isco, Marcelo me shumë mundësi Varane, Ramos dhe Bale, do të jenë pjesët e para që largohen nga epoka e artë e klubit madrilen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore