Lajme

Iran: Dëmtime të rënda në sitin bërthamor


Mijëra makineri të përdorura për rafinimin e materialeve bërthamore u shkatërruan pas një sulmi në një uzinë të prodhimit të uraniumit.

Shefi i  Qendrës së Kërkimit në Parlamentin e Iranit, Alireza Zakani, bëri me dije se “incidenti e ka eliminuar aftësinë e Republikës Islamike për të vazhduar procesin”.

“Sulmi në një ndërtesë, 50 metra nën tokë”, bëri me dije një zyrtar tjetër.

Për këtë, Irani akuzoi Izraelin mbi akuzën e një “terrorizmi bërthamor”.

Nga pala izraelite ndërkaq, nuk ka as konfirmim as mohim të akuzave.

Centrifugat e prekura ndërkohë do të zëvendësohen, në mënyrë që të rifillojë puna në central. Këto të fundit, shërbejnë për të rafinuar dhe pasuruar uraniumin.

Një deklaratë pati nga zyrtarët e lartë në Iran, se pastërtia e lëndës radioaktive do të shkonte nga 20% në 60%. Kjo është rreptësishtë e ndaluar nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, midis SHBA-së dhe Iranit.

Marrëveshje, e cila u thye së pari nga ish-presidenti, Donald Trump, me vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Republikës Islamike.

Bisedime të ndërmjetësuara nga Evropa ndërkohë, kanë nisur midis palëve për të rivendosur marrëveshjen. Ende nuk ka ndonjë progres të shfaqur nga tryezat e zhvilluara në Vienë.

Palët janë ulur veçmas në bisedime me vendet ndërmjetësuese dhe nuk kanë pranuar një tryezë të përbashkët gjithëpërfshirëse.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore