Lajme

Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron vërshime në disa zona pas reshjeve të shiut


Foto nga arkiva

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), pas reshjeve të shiut që kanë filluar këtë të mërkure në të gjithë vendin, ka paralajmëruar se mund të ketë vërshime të shpejta në disa zona, sidomos nga rrjedhat lumore me karakter malor.

“Gjatë orëve të paradites, kanë filluar reshje të shiut në tërë vendin, me intensitet më të lartë nëpër disa zona (veri-perëndimore, qendrore dhe veri-lindore) të cilat mund të shkaktojnë disa vërshime të shpejta, sidomos nga rrjedhat lumore me karakter malor, të cilat mund të shkaktojnë pengesa në qarkullim, sisteme të kanalizimit, probleme në të gjitha aktivitetet bujqësore, probleme me trafikun, rrezik për rrëshqitje dheu etj”, theksohet në njoftimin e IHMK-së.

Aty thuhet se nuk parashikohet të ketë përmbytje lumore, sidomos nga lumenjtë kryesorë, të cilët aktualisht kanë nivele nënë kuotat e tyre mesatare për këtë periudhë të vitit.

Sipas parashikimeve të IHMK-së, gjatë orëve të pasdites së sotme gradualisht reshjet do të bien në intensitet dhe shtrirje dhe situata e përgjithshme hidrometeorologjike do të fillojë gradualisht të stabilizohet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore