Euro 2020

Insigne u përgjigjet thashethemeve që e lidhin me Lazio-n


Ndërsa Italia po përgatitet për ndeshjen e radhës në Euro 2020 përballë Austrisë në raundin e të 16-ve, Lorenzo Insigne u pyet nga gazetarët rreth të ardhmes së tij. Sulmuesi është i lidhur me një kalim të mundshëm te Lazio.

Insigne hodhi poshtë kategoriskisht lëvizjen e tij brenda Serisë A, pra kalimin te Lazio, ku trajner është Maurizio Sarri, nën urdhërat e të cilit te Napoli, sulmuesi pati paraqitje të mira.

30-vjeçari po hyn në vitin e fundit të kontratës dhe ende nuk ka rinovuar me klubin e fëmijërisë.

“Këto thashetheme dolën se (Ciro) Immobile po vepron si drejtor sportiv për të më sjellë te Lazio, por nuk është e vërtetë”, tha Insigne.

“Ai nuk më tha asgjë për këtë. Ne jemi miq, do të shkojmë me pushime së bashku, por nuk kemi biseduar për këtë”.

“Unë jam duke menduar vetëm të luaj në Kampionatin Evropian, më pas ka kohë për të biseduar përsa i përketë karrierës sime”.

“Ajo që gjithmonë ëndërroja ishte të luaja me Napoli-n dhe të vija shiritin. Dy ëndrrat e mia janë realizuar dhe për këtë arsye nuk jam thjesht i lumtur, por i ekzaltuar”, përfundoi kapiteni i Napoli-t.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore