Shqipëria

Impresionuese se si Rama ngriti zërin kundër antizemitizmit në ceremoninë e “Karlit të Madh”, thotë Laschet


“Shqipëria është një shtet i tolerancës fetare dhe kulturore”.

Kështu shkruan në një postim në X – dikur Twitter, Armin Laschet teksa thekson se është “impresionuese, si Edi Rama si kryeministër i një vendi kryesisht islamik në fjalimin e tij lavdërues në eventin e çmimit të Karlit të Madh – ngriti zërin kundër antisemitizmit në Aachen.

Sipas tij “gjatë Luftës së Dytë Botërore, shqiptarët myslimanë mbronin dhe fshehën hebrenjtë nga nazistët”.

Laschet theksoi se asnjë nga hebrenjtë që kërkonin strehim në vend nuk u deportua.

“Guximi është i mundur”.

Ceremonia tradicionale “Karli i Madh”, Rama: Luajti një rol kyç në formësimin e historisë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore