Lajme

Holanda, parajsa tatimore e “të famshmëve”


Dhjetëra artistë të mirënjohur që shitën miliona disqe ishin në gjendje të shmangnin taksat në vendet e tyre respektive përmes Holandës për dekada të tëra, raportoi “Follow the Money”.

Autoritetet e huaja u përpoqën të ndërmarrin veprime disa herë, por autoritetet holandeze “bënë sehir”.

Grupet, si AC/DC, Rolling Stones, ABBA dhe U2 kanë të drejtat e tyre muzikore në Holandë.

“Follow the Money” e ka zbuluar këtë duke gërmuar thellë në faqen e internetit discogs.com, e cila përmban diskografi të gjera artistësh.

Artistë të tjerë që kishin të drejtat e tyre muzikore në Holandë ishin Julio Iglesias, Robert Palmer, Eurythmics, Placido Domingo, Riccardo Cocciante, Vaya Con Dios dhe Giorgio Moroder.

Në total, rreth 50 artistë dhe bende përdorën Holandën për të shmangur taksat.

Ata përdorën të ashtuquajturën ‘Rrugë të Antileve’, një strukturë e mirënjohur për shmangien e taksave që ekzistonte deri në vitin 2006.

Këto struktura u ngritën nga një konstrukt i diskutueshëm bankash.

Ministri holandez i Financave, Wopke Hoekstra, ka marrë parasysh ndalimin e këtyre zyrave sepse shumë prej tyre veprojnë nën radar.

Një numër artistësh gjithashtu kishin një kompani në Curacao.

“Curacao vështirë se vendos ndonjë taksë dhe praktikisht nuk ka asnjë traktat tatimor me asnjë vend”, shkruante Follow the Money.

“Si rezultat, vendet e tjera vendosën taksa paraprakisht kur një person dërgonte para në Curacao. Kjo mund të anashkalohet duke dërguar para në Holandë”.

Ndryshe nga Curacao, Holanda ka një marrëveshje tatimore me pothuajse çdo vend. Kështu, personat juridikë mund të hedhin para në Holandë në kushte të favorshme dhe më pas, t’i dërgojnë ato në Antile pa tarifa shtesë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore