Sport

Histori/ Lojtari i parë me ngjyrë në futbollin profesionist


Sportet në tërësin e tyre janë krijuar për të bashkuar njerëzit dhe për t’i argëtuar, pa dallim feje, ngjyre, gjinie, kombësie etj. Por kohë më parë, sigurisht që situata nuk ishte si në ditët e sotme dhe lojtaret me ngjyrë nuk preferoheshin, në disiplinat e ndryshme sportive.

Arthur Wharton ishte futbollisti i parë me ngjyrë në historinë e futbollit profesionist.

Wharton lindi në afërsi të Akrës, kryeqytetit të Ganës, në 22 tetor të 1865.

Në moshën 19-vjeçare u transferua për në Angli, ku nisi të stërvitej si atlet, por që do e linte shumë shpejt këtë disiplinë.

Ai filloi të bëhej pjesë e futbollit amator, duke u bashkuar me ekipin e Darlington-it në rolin e portierit.

Në ndeshjen midis Darlington-it dhe Preston North End-it, ra në sytë e këtyre të fundit, të cilet e transferuan në ekipin e tyre, me të cilët arriti që të shkonte deri në gjysëm-finalen e FA Cup, në sezonin 1886-87, nga një amator që e nisi futbollin.

Wharton luajti më pas për disa ekipe të ndryshme në Angli dhe u tërhoq nga futbolli kur luante për Stockport County-in, në moshën 37-vjeçare, në vitin 1902.

Në 1930, Wharton i diagnostifikuar me kancer, ndërron jetë në Edlington të Anglisë./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore